E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli dislokon sisteme antiraketore në Tel Aviv

JERUSALEM- Izraeli dislokoi sot sisteme antiraketore në Tel Aviv, ndërsa Uashingtoni vazhdon të kërkojë "një koalicion ndërkombëtar" për të reaguar ndaj sulmit të dyshuar me armë kimike, që mendohet të jetë kryer nga regjimi në Damask, njoftoi sot radio ushtarake izraelite.

"Një bateri antiraketore u dislokua mëngjesin e sotëm, në Tel Aviv", theksoi radioja.

Faqja e internetit "Ynet" theksoi se sistemi antiraketor u dislokua në veri, në drejtim të Sirisë fqinje.

Ndërsa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi mbrëmjen e djeshme se Izraeli kishte dislokuar sisteme antiraketore në rast ndërhyrje ushtarake në Siri.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›