E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, nëna e dy fëmijëve i jep fund jetës me fostoksinë

ELBASAN- Në orët e para të së premtes një grua i ka dhënë fund jetës duke u helmuar fostoksinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit ku sipas policisë raportohet se 33-vjeçarja Alketa Ramollari, nënë e dy fëmijëve është vetëflijuar pasi ka konsumuar lëndën helmuese të llojit fostoksinë.

Ajo është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore, por megjithë ndihmën e dhënë nuk ka mundur të mbijetojë. Sipas familjarëve , 33-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor prej disa vitesh dhe merrte mjekim rregullisht edhe kohët e fundit.
(e.m/f.popja/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›