CEZ Vjedhja e transformatoreve po le komunitete te tera pa energji

Kompania e furnizimit me energji elektrike “CEZ Shpërndarje” dëshiron të tërheqë vëmendjen e publikut dhe medias në lidhje me një problem shumë serioz dhe alarmues, siç është vjedhja e aseteve të shpërndarjes të kompanisë.
Vetëm gjatë muajit qershor, kompanisë i janë vjedhur 14 transformatorë, secili prej të cilëve furnizon me energji elektrike të paktën 100 familje, si edhe disa kilometra kabëll elektrik ajror në të gjithë vendin.
Zona Veriore është më problematikja: 4 transformator janë vjedhur në Rrëshen (Rreps, Orosh, Geziq, Kurbnesh), 4 në Lezhë (Kashnjet, Gjader, Balldre, Kallmet), 2 në Shkodër (Stajke and Velipoje), 1 në Punë (Gjegjan), 1 në Elbasan (Nezhan), 1 në Cërrik (Mollas), dhe 1 në Tiranë (Shën Mëri).
Që nga tetori 2010 deri më sot, kompanisë i janë vjedhur 53 transformatorë.
Autorët e këtyre vjedhjeve jo vetëm i kanë shkaktuar kompanisë një dëm të konsiderueshëm financiar, por edhe kanë lënë komunitetet përkatëse dhe klientët e rregullt të “CEZ Shpërndarje” pa energji elektrike.
“CEZ Shpërndarje” e ka te pamundur te gjej apo të blejë transformatorë të rinj, për të zëvendësuar transformatorët e vjedhur apo të dëmtuar.
Në luftën kundër këtij fenomeni negativ, “CEZ Shpërndarje” po përdor të gjitha mjetet që disponon, por këto përpjekje nuk mund të sjellin zgjidhje pa ndihmën e organeve të rendit, institucioneve të tjera te shtetit shqiptar, si edhe të komunitetit dhe klientëve të kompanisë.
E vërteta është se, vjedhjet e këtyre aseteve nuk dëmtojnë vetëm kompaninë, por edhe familjet shqiptare, biznesin private si edhe autoritetet lokale, pasi këto vjedhje ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimit, planin e investimeve dhe te tarifat e energjisë.
“CEZ Shpërndarje” në përpjekje për frenimin e këtij fenomeni, kërkon ndihmën e dhe mbështetjen e klientëve të saj, duke i inkurajuar ata që janë dëshmitarë të një vjedhjeje, të njoftojnë policinë e rendit apo dispeçerin e kompanisë.
Vetëm duke bashkuar forcat dhe duke bashkëpunuar ne mund të fitojmë luftën kundër një prej plagëve më të mëdha të shoqërisë shqiptare.