Raporti i BB Te besh biznes ne Shqiperi po behet me e lehte
Sipas një raporti të ri të Korporatës Financiare Ndërkombëtare dhe Bankës Botërore, reforma rregullatore e biznesit në Evropën Juglindore po u kursen sipërmarrësve vendas si kohën ashtu edhe paratë.
Raporti i prezantuar sot “Të bësh biznes në Evropën Juglindore 2011” (Doing Business in Southeast Europe 2011) është i dyti i këtij lloji që analizon se sa lehtë është të bësh biznes në 22 qytete nga shtatë ekonomi: Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Moldavi, Malin e Zi dhe Serbi.
Ekonomitë e Evropës Juglindore kanë vazhduar reformën rregullatore për bizneset pavarësisht krizës financiare globale.
Rezultatet tregojnë se të gjitha 19 qytetet e vlerësuara në raportin e vitit 2008 janë përmirësuar në të paktën një prej katër fushave rregullatore të vlerësuara – hapja e biznesit, marrja e lejeve të ndërtimit, regjistrimi i pronës dhe zbatimi i kontratave.
Në të gjithë rajonin kostoja mesatare për të nisur një biznes është ulur nga 22 në 13 përqind të të ardhurave mesatare për frymë. Koha mesatare që nevojitet për të përpunuar lejet e ndërtimit dhe për të regjistruar pronën është reduktuar me më shumë se një muaj.
Ndërsa asnjëri prej qyteteve nuk ka rezultate të mira në të katër indikatorët e matur, në rajon është më lehtë të marrësh lejet e ndërtimit në Niksic (Mali i Zi) dhe të transferosh pronën në Balti dhe Kishinau (Moldavi). Shkupi (Ish-Republika Jugoslave e Maqedonisë) dhe Banja Luka (Bosnje-Hercegovinë) kanë bërë progresin më të madh duke realizuar reforma në fushën e biznesit në të katër fushat e vlerësuara.
Nga ana tjetër, është më e vështirë të nisësh një biznes në Prishtinë (Kosovë), të regjistrosh pronën në Mostar (Bosnje-Hercegovinë) dhe të zbatosh një kontratë në Prizren (Kosovë).
Kurse marrja e lejeve të ndërtimit është më e vështirë në Beograd (Serbi).
“Ekonomitë konkurruese nuk mund të mbijetojnë si ishuj”- tha Augusto Lopez Claros, Drejtor për Indikatorët dhe Analizën Globale në Grupin e Bankës Botërore.
“Ndarja e përvojave për reformat është një mundësi për të përmirësuar konkurrencën në nivel kombëtar dhe rajonal”.