CEZ do të kërkojë 190 milionë euro dëmshpërblim nga Shqipëria
CEZ pritet të kërkojë plot 190 milionë euro dëmshpërblim nga shteti shqiptar për prishjen e marrëdhënieve në mënyrë të njëanshme nga ana e qeverisë shqiptare. Lajmi bëhet i ditur nga ana e mediave çeke.
CEZ ka nisur arbitrazhin gjatë ditës së sotme, ndërsa përfaqësues të kompanisë çeke, duke folur për AFP-në, kanë thënë se Shqipëria ka dështuar të mbrojë investimet e kompanisë.
Kompania ka paguar 102 milionë euro për të marrë monopolin e distribucionit të energjisë në vitin 2009, ndërsa shteti shqiptar ka pasur 24 për qind të aksioneve.
CEZ ka shumë mundësi që ta fitojë këtë çështje, pas veprimeve të njëanshme të qeverisë shqiptare. Në rast se do të ndodhte kjo gjë, ekonomia shqiptare do të pësonte një dëm të madh, duke parë edhe situatën e vështirë në të cilën ndodhet. Por, në të njëjtën kohë do të ishte edhe një mesazh frenues për biznesmenët e huaj që duan të investojnë në Shqipëri./b.l