E Diel, 1 Nëntor 2026

Premtimi i Berishës për fushatë: Mësuesve do ua bëj rrogën 700 dollarë

berisha tek karl gegaKryeministri Berisha, ndërsa ka qenë prezent gjatë paradites së sotme në shkollën profesionale Karl Gega, ka premtuar rritjen e rrogave për mësuesit. Ai tha se në mandatin e ardhshëm, pagat e mësuesve do të jenë 700 dollarë.

Rroga e arsimtarit do jetë 700 dollarë. Unë përparësoj rrogën tuaj, pasi asgjë nuk ka më të rëndësishme për Shqipërinë e shqiptarët sesa gara e dijes dhe sesa vendosja e Shqipërisë në garat e dijes, ka thënë Berisha gjatë fjalës së tij.

Duke u ndaluar në akuzat e opozitës për gjendjen e keqe në sistemin arsimor, Berisha ka thënë se ato janë dashakeqëse.

Ata që deklarojnë se nxënësit hyjnë si dele në klasë, se janë analfabete, u them se këto janë absurditete, se mësuesit tanë sot kanë dije, përmirësojnë dijet dhe po formësojnë një sistem arsimor. Por, sistemet tona po formësojnë praktika të reja në rritjen e cilësisë s tyre. U them këtyre zotërinjve se Shqipëria në vitet 2005 kishte nivelet më të ula në botë sa i përket përqindjes së të diplomuarve në universitete. Kjo përqindje ishte 3.4%, ndërkohë që bota e qytetëruar e kishte nga 25 në 32%, u shpreh Berisha.

Ai ka thënë se pengu i vetëm gjatë këtyre zgjedhjeve, është fakti që 16-vjeçarët nuk do të mund të votojnë dot më 23 qershor.

Kësaj radhe nuk u bë e mundur që 16 vjeçarët të marrin pjesë në votime. Atyre që e kundërshtuan votimin për 16-vjeçarët, ju propozoj të vijnë në këtë shkollë e të shohin se çfarë bëjnë, çfarë janë të aftë të prodhojnë 16- vjeçarët në këtë shkollë e mbarë Shqipërinë. Do luftoj gjithë jetën derisa 16 vjeçarët të votojnë në Shqipëri, ka përfunduar Berisha./b.l

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›