CEZ-i aksion në Durrës, ndëprerje energjie debitorëve
Durrës- Kompania energjitike CEZ Shpërndarje ka nisur sot nje aksion në qytetin e Durrësit ndaj të gjitha subjekteve debitore duke ua ndërprerë rrymën elektrike.
Aksioni u përqëndrua në zonën e plazhit ku i pranishëm ishte edhe drejtori Departamentit të Shitjes, Ilirian Shkëmbi, i cili tha se aksione të ngjashme do të merren në të gjithë vendin, ku ata që nuk paguajnë nuk do të furnizohen me energji
“Të gjitha strukturat e drejtorisë rajonale Durrës, me prezencën e drejtorive dhe departamenteve në administratën e përgjithshme të CEZ Shpërndarjes për ndërprerjen e debitorëve, duke filluar nga familjarët, buxhetorët dhe jo buxhetorët. Këtu janë rreth 450 konsumatorë, dhe debia shkon gati 43 milionë lekë të reja”,- tha Shkëmbi.
Në zonën e plazhit janë shpenzuar një numër i madh parash për ndërtimin e rrjetit të ri elektrik, i cili siguron energji pa ndërprerje, por është një nga zonat më problematike sa i përket pagesës së saj.