Shkëmbime zjarri me policinë, vriten dy të arratisur nga burgu i Trikalas
Greqi- Skenat e ndodhur para pak kohësh në burgun e Trikalas në Greqi ku pati shkëmbime zjarri janë rikthyer sërish, pasi dy prej sjqiptarëve të arratisur nga ky burg kanë mbetur të vdekur sot duke u vrarë nga policia.
Mediat greke shkruajnë se që prej mëngjesit të sotëm katër prej tyre ishin zbuluar dhe gjatë mbrëmjes u krye një operacion për ti arrestuar, por ata janë kundërpërgjigjur me armë dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit dy humbën jetën.
Sipas policisë greke ata janë Edison Lika, 25 vjeç dhe Admir Murataj 41 vjeç, ndërsa katër të tjerë janë duke u kërkuar.
Policia dyshon se shqiptarët e arratisur janë ndarë në dy grupe. Ata akuzohen për vrasjen e një polici gjatë rratisjes dhe të një tjetri pak ditë më pas.
Arratisja spekatakolare ndodhi m렠22 mars ku 11 shqiptarë mund të dilnin nga burgu, 3 prej të cilëve u kapën menjëherë.