E Shtunë, 31 Tetor 2026

CEZ investon në Pogradec, vendos transformatorin me fuqi 15 mega

POGRADEC-CEZ Shpërndarje ka ndryshuar sot një transformator tek nënstacioni elektrik i qytetit të Pogradecit duke vendosur një transformator më të fuqishëm me qëllim përmirësimin e nevojave të konsumatorëve.

Ari Luarasi, drejtori i departamentit të Inxhinierisë tha se transformatori zëvendësues është 15 mega, trefish më i madh se transformatori i parë. Ky veprim i CEZ është bërë me qëllim zgjidhjen njëherë e mirë të problemit të ndërprerjes së energjisë elektrike.
Përfaqsues të CEZ premtuan një tjetër projekt për qytetin juglindor. 

“Do të reduktohen ndërprerjet e energjisë me transformatorin 15 mega. Zgjidhja përfundimtare do të ishte transformatori 20 mega por ky është një projekt i joni i mëvonshëm. Transformatori i ri do të arrijë të përballojë plotësisht kërkesën e qytetarit”, bëri të ditur CEZ.

Ndërkaq si pasojë e vendosjes së transformatorit të ri, qyteti i Pogradecit dhe rrethinat do të qëndrojnë disa orë pa energji.

Qarku i Korcës është qarku model në gjithë vendin ku qytetarët paguajnë rregullisht energjinë elektrike, ndërsa numri i debitorëve është i pakët.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›