E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidentja emëron një anëtar të ri të KQZ

PRISHTINË-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, mori vendim të premten për emërimin e Adnan Rrustemit anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës si përfaqësues i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Presidenca kosovare bën të ditur se Jahjaga e mori vendimin duke u bazuar në Kushtetutë e në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, me kërkesë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe se Rrustemi ka bërë sot betimin para Presidentes.
Vendimi për anëtarin e ri të KQZ-së u mor pas dorëheqjes së anëtarit të Vetëvendosjes , Alban Krasniqit, te Presidentja Jahjaga.

(d.b/BalkanWeb) 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›