Deklarata e Arvizu mërzit dhe Pollon, e quan 'Personazh'

TIRANË-Ambasadori amerikan në ikje, Aleksandër Arvizu, bëri shumë të pakënaqur në Partinë Demokratike. Pas deklaratës plot thumba të Jozefina Topalluit, reagimi i radhës vjen nga ministri i Inovacionit, Genc Pollo, i cili nuk e quan më ambasador, por personazh. Ministri Pollo në faqen e tij “Facebook” shkruan:
“Lexova sot në gazetë se një personazh publik i Tiranës kishte deklaruar dje në plazh që zgjedhjet parlamentare, të cilat sapo lamë pas janë njëlloj për nga rëndësia me ato të vitit 1992. Shpresova që citati të ishte i pasaktë apo që atribuimi i deklaratës të ishte i rremë. Por deri në këto orë të mbrëmjes, kur po shkruaj këto radhë nuk kam vërejtur asnjë përgënjeshtrim apo rektifikim nga ana e personazhit. Dhe meqë kësisoj më duhet ta marr gazetën për të vërtetë, po kësisoj më duhet të them se personazhit dikush duhet t’i sqarojë se kalimi nga një regjim totalitar në një sistem demokratik nuk është i krahasueshëm me një ndryshim të pushtetit, që në demokraci ndodh (rëndom) përmes kutisë së votimit. Edhe për të mësuarit vlen shprehja ‘më mirë vonë se kurrë’”.
Por ndërsa disa lexues të këtij postimi i japin të drejtë ministrit, të tjerë e kanë sharë duke reaguar me shprehje që ministri nuk i ka duruar dhe i ka fshirë, duke fshirë dhe citimin e mësipërm, për ta ribotuar më pas me disa sqarime. Në këtë postim të dytë Pollo nuk tërhiqet nga ajo që ka thënë por jep dhe detaje sesi kanë reaguar lexuesit me postimin e tij në Facebook.
“HISTORIKISHT NJELLOJ A DYLLOJ!
Dje në faqen zyrtare time në Facebook postova nje shenim ku argumentoja se zgjedhjet e qershorit 2013 (dhe rotacioni si pasoje e tyre) nuk mund te jene historikisht te krahasueshme me zgjedhjet e vitit 1992 pasi keto te fundit shenuan ndarjen me nje regjim totalitar komunist dhe nisjen e nje epoke te demokracise. Me sakte shenimi merrte spunto nga deklarata e nje personazhi publik sipas te cilit keto dy ngjarje ishin te ngjashme.
Sot paradite duke pare komente ne fb e blogje vura re se reagimet negative ndaj shenimit, hiq menjane sulmet e zakonshme personale, ishin te tipit " po ju humbet keq, tani qepeni gojen", " ju qeveriset mysybet dhe moret faturen; pse nuk pranoni zgjedhjet", " po nuk e di se ai flet ne emer te shefit, ne mos me porosi te Atit te perjetshem", deri tek groteskja " pse doni te na prishini me Aleatet". Mendova se shembull me te mire te paaftesise per te arsyetuar mbi thelbin e ceshtjes dhe te zotesise per tu arratisur ne gjera anesore e pa lidhje veshtire se gjendet.
Edhe njehere per thelbin: Kam besim se si socialistet jonostalgjike per PPSh, si josocialistet e merzitur a inatosur me PD, si dhe cdokush qe ka respekt edhe publik per inteligjencen e vet nuk do ta krahasonte rotacionin e pushtetit permes kutise se votimit te vitit 2013 (do te shtoja edhe 2005 ketu) me perfundimin e regjimit komunist e fillimin e eres se demokracise qe shenuan votat popullore te 22 marsit 1992. Kjo ceshtje mund te mos jete me aktualja e dites por eshte themelisht e rendesishme per te patur vemndjen tone. GP”, shrkuan Pollo në Facebook.
(d.b/BalkanWeb)