CEZ jep 50 milionë lekë reklama në gusht
Pavarësisht se është e kredhur në borxhe ndaj shtetit e të tretëve, kreu i kompanisë CEZ Shpërndarje, Sahit Dollapi ka marrë OK, që të shpenzojë vetëm gjatë gushtit 5 milionë lekë të reja për reklamë.
Siç raporton e përditshmja Dita, kjo shifër është e barabartë me afro 36 mijë euro, ose më shumë se 1 mijë euro në çdo ditë të gushtit.
CEZ nuk i jep hollësi ERE-së lidhur me atë se kush do të jenë fatlumët, që do të përfitojnë nga një fond i tillë reklamash, por me situatën financiare në të cilën ndodhet kjo kompani, shpenzimet për qëllime reklamimi do të ishin të fundit për të cilat CEZ-i ka nevojë. Megjithatë, komisionerët e ERE-s nuk kanë ngurruar tu hapin dritën jeshile planeve të tilla.