E Shtunë, 31 Tetor 2026

EUROSTAT Ekonomia rritet 03 ne tremujorin e dyte

Eurozona ka dalë zyrtarisht nga recesioni, me rritjen ekonomike të shënuar në tremujorin e dytë të këtij viti. Prodhimi I brendshëm bruto u rrit 0.3% sipas Eurostat, vlerë pak më e lartë se ç’pritej.
Gjermania e Franca janë lokomotivat e ekonomisë europiane, me rritje përkatësisht 0.7 dhe 0.5%.
Rimëkëmbja europiane është një lajm i mirë për kontinentin e vjetër por edhe për vendin tonë. Shqipëria zhvillon gati 70% të tregtisë së jashtme me tregun europian, treg nga I cili kanë ardhur pjesa më e madhe e investimeve të huaja private.
Eurozona po shndërrohet në ndihmë për tërë ekonominë botërore. Lupton, ekonomist i lartë botëror në JPMorgan Chase në Neë York, vlerëson se eurozona siguron një të pestën e prodhimit të brendshëm bruto botëror, dhe një pikë përqindje rritje në ekonominë e eurozonës këtë vit do të jetë e mjaftueshme për të rritjen prodhimin 0.7 pikë përqindje në tregjet e tjera. Rimëkëmbja europiane pritet të shërbejë ëedhe si një kundërpeshë e frenimit të tregut aziatik.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›