CEZ kërkon rritjen e çmimit të energjisë elektrike

Kërkesa drejtuar Entit Rregullator të Energjisë, parashikon një rritje prej 4.5% të çmimit të energjisë, çka do të thotë se për konsumatorët familjarë kjo rritje do të jetë me 2 mijë lekë të vjetra.
Tashmë është bërë e përvitshme që CEZ kërkon rritjen e çmimit të energjisë elektrike duke parashtruar edhe arsyet për këtë. Sipas drejtoreshës së administrimit të përgjithshëm në kompaninë CEZ, Erideta Bashi, kjo rritje kërkohet për disa arsye, ku përmendet inflacioni, rritja e çmimit të energjisë elektrike që importohet apo blihet në tregjet ndërkombëtare.
“Përveç kësaj, rritja mesatare prej 4.5% përfshin gjithashtu një kosto, që është prezantuar së fundi nga ndryshimet që i janë bërë ligjit, i cili bën të deturehsëm certifikimin e matësve nga një laborator i pavarur. Kostot për këtë certifikim të matësve kapin rreth 2% nga rritja e kërkuar prej 4.5%”, sqaroi ajo.
Kërkesa është depozituar më 1 shtator, ndërsa ERE-s i duhen disa muaj për ta shqyrtuar ata dhe më pas të vendosë nëse do të ketë një rritje të mëtejshme të çmimit të energjisë. Ka raste që ERE e ka hedhur poshtë kërkesën e kompanive duke vlerësuar nëse rritja është e nevojshme ose jo. /S.Ll/Start/
2011-09-03 09:37