Kompensimi i pronareve, 25 mije ha te lira
Rreth 25 mije hektare jane trojet e lira qe do te perdoren per fondin e kompensimit te pronareve. Te dhenat zyrtare tregojne se keto siperfaqe qe gjenden ne te gjithe vendin jane tashme ne dispozicion per tu perdorur nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. "Ka rreth 135 mije ha jane toka te pandara dhe te paprivatizuara, qe rrjedhimisht quhen toka te lira. Nga keto 25 mije ha mbeten prone shteterore dhe jane ne dispozicion te procedurave te kthimit te pronave. Ato nuk i shitblehen personave fizike, juridike, vendas apo te huaj, as nuk jepen me qira, pasi jane akoma procedurat ligjore qe do te implementohen per kompensimin e pronave, pra ka nje agjenci perkatese", tha Tokli Thomai, zevendes minister i Bujqesise. Ne te gjithe vendin jane rreth 135 mije hektare toka te paperdorura, te cilat per arsye te ndryshme jane braktisur. Me ane te disa ligjeve dhe stimujve ekonomike shume prej tokave kane nisur te perdoren. "110 mije ha te tjere jane kryesisht ne dispozicion te pushtetit vendor. Eshte programi i ullirit qe ka shenuar progres te jashtezakonshem me dyfishim te numrit dhe rritje me 40 per qind te tij. Eshte programi i dyte, i drufrutoreve dhe aroreve, i cili eshte dhe ai ne zhvillim me premisa mjaft optimiste, natyrisht vazhdojne dhe masat e tjera mbeshtetese per programet e tjera sic eshte vreshtaria, blegtoria si dhe kreditimi bujqesor qe eshte mjaft i rendesishem", vijon Thomai. Vitet e fundit eshte vene re se bashkimi i siperfaqeve bujqesore ka rezultuar i suksesshem. Ne shume fshatra fermeret apo nje subjekt i vetem, duke pare leverdine ekonomike kane nisur te ndryshojne menyren e perdorimit te tokave.