E Diel, 1 Nëntor 2026

CEZ leter zyrtare deputetit te Partise Socialiste Arben Ahmetaj

CEZ shpërndarje i ka dërguar deputetit të Partisë Socilaiste një letër zyrtare. Në këtë letër, të firmosur nga administratori i kompanisë, Ron Marks thuhet se çdo deklaratë e bërë në mënyrë të përsëritur nga deputeti Ahmetaj janë çoroditëse, të pavarëteta dhe kontribuojnë në një imazh negative për Shoqërinë.  
Kompania CEZ kundërshton në letrën zyrtare deklaratat e zotit Ahmetaj, kur ai thotë se ajo  ka dështuar me investimet në rrjet. “Shoqëria ka bërë dhe vazhdon të bëjë të gjitha përpjekjet e arsyeshme për të siguruar furnizimin e vazhdueshëm me energji elektrike për të gjithë klientët që paguajnë dhe për të përmirësuar ndjeshëm përformancën e rrjetit të shpërndarjes dhe cilësinë e shërbimit, në përputhje me kuadrin rregullator”, thuhet në letrën e CEZ-it. Po ashtu, përfaqësuesi I CEZ shpërndarjes radhit në letrën e tij të gjitha investimet e bëra nga kompnia që nga momenti i privatizimit, të cilat kapin vlerën e 83 mln euro. Këto investime janë orientuat në ngritjen e qendrave të kujdesit ndaj klientit, në instalimin e të matësve të energjisë për çdo konsumator, për përmirësimin e sistemit të faturimit si dhe për përmirësimin e aktivitetit të arkëtimeve. Po ashtu, CEZ kundërshton zotin Ahmetaj edhe në momentin kur ai përmend faktin se kompania ceke është mbështetur nga Entiti Rregullator i Energjisë. Cez quan gjithashtu të pavërtetë edhe faktin se fondet e kompanisë janë transferuar jashtë Shqipërisë, duke e cilësuar këtë akt të paligjshëm dhe në kundërshtim me reformën rregullatore. Në mbyllje të letrës kompania CEZ Shpërndarje shprehet qartë se nëse këta deklarata të pavërtetat do dëmtojnë seriozisht imazhin e kompanisë, ajo do të ndjekë në mënyrë ligjore çështjen kundër zotit Ahmetaj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›