E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luftime ne Rripin e Gazes

Pas përshkallëzimit të mëtejshëm të luftimeve në Rripin e Gazës, personave që jetojnë në jug të shtetit hebraik iu është kërkuar që të strehohen në zona më të sigurta. Shkollat janë mbyllur në një rerze prej 40 kilometrash nga kufiri me Gazën. Janë mbyllur gjithashtu dhe qendrat tregtare, ndërsa atyre që jetojnë pranë kufirit iu është kërkuar ët mos shkojnë në punë dhe të qëndrojnë në banesë. Patrulla policie janë vënë në gatishmëri me frikën se Hamas mund të sulmojë dhe në mënyra të tjera përvec hedhjes së raketave nga Rripi i Gazëz. Rëndohet në këtë mënyrë kriza në Lindjen e mesme duke hyrë në ditën e dytë të luftimeve. Në frontin izraelit janë tre viktimat civile pasi një raketë ka goditur një pallat 4 katësh. Ndërsa në Palestinë bilanci i viktimave është më i rëndë me të paktën 13 të vdekur, mes të cilëve, fëmijë, adoleshentë si dhe një grua shtatzënë. Këshilli i sigurisë i OKB-së i mbledhur në mënyrë urgjente gjatë natës ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të luftimeve por nuk ka marrë asnjë vendim. Presidenti amerikan Barak Obama pas një telefonate me kryeministrin izraelit Netaniu dhe presidentin egjiptian Morsi, ka deklaruar se shteti hebraik ka të drejtë t mbrohet por duke evituar viktimat civile. Netaniu ka deklaruar se Izraeli është i gatshëm të mbrohet dhe se Hamas ka qenë shkaktari i këtij konflikti. Ndërkohë që presidenti egjiptian Morsi është shprehur se izraelitët duhet të kuptojnë se agresioni në rripin e Gazës është i papranueshëm dhe do të sjellë vetëm paqëndrueshmëri në rajon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›