E Shtunë, 31 Tetor 2026

CEZ mos te kerkoje rritje cmimi te permiresoje sherbimin

20/10/2010Sipermarresit Nderprerjet po na shkaterrojne biznesin te kete kontrata ligjore dypaleshe

GJIROKASTER - Orgest Papa 42 vjec eshte nje nga tridhjete biznesmenet gjirokastrite qe protestuan nje jave me pare para filialit te CEZ Shperndarja per mungese te theksuar te energjise elektrike. Kerkoj demshperblim pasi CEZ Shperndarja po me shkaterron biznesin thote Orgest Papa qe prej 12 vjetesh administron nje rrobaqepesi me 150 punonjes prane rruges kombetare Gjirokaster-Kakavije. Ai thote se CEZ Shperndarja po abuzon me energjine elektrike dhe nuk eshte ne gjendje te normalizoje rrjetin shperndares.

Bizneset

Cdo muaj paguaj mesatarisht 3 milione leke te vjetra faturen e energjise tregon Papa duke shtuar se prej dy muajsh energjia mungon pa lajmerim nga ora 0900 deri ne 1400. Sipas tij nderprerjet kane trefishuar shpenzimet kane ulur numrin e punonjesve si dhe kane shtuar koston e prodhimit. Nuk e perballoj dot me gjenerator. Per kete arsye kam shkurtuar 30 vende pune rrefen Papa. Per te CEZ Shperndarja eshte fajtore pasi nuk eshte ne gjendje tu sherbeje konsumatoreve me korrektesi. Mustafa Devolli kryetar i Dhomes rajonale te Tregtise dhe Industrise per Qarkun e Gjirokastres vlereson pozitivisht privatizimin e OSSH-se por ndihet i zhgenjyer nga administratoret e rinj. Tashme ka ardhur koha qe CEZ Shperndarja tu sherbeje me korrektesi konsumatoreve dhe te ktheje urgjentisht normalitetin ne rrjetin shperndares. Sipas tij mungesa e nje kontrate te re me CEZ ka favorizuar kompanine e shperndarjes pasi ata nuk mbajne pergjegjesi per demet qe shkaktojne nga mungesa apo luhatja e energjise elektrike. Ne qofte se do te ekzistonte nje kontrate e re kompania do te pershpejtonte investimet do te ulte ndjeshem humbjet ne rrjetin e shperndarjes si dhe do te disiplinonte marredheniet me konsumatoret shpjegon Devolli duke shtuar se ne qarkun e Gjirokastres kryejne aktivitet mbi 2500 subjekte prodhuese dhe tregtare prej te cilave 500 biznese te medha. Devolli mendon se tashme ka ardhur koha qe kompania e shperndarjes se energjise elektrike te marre pergjegjesit e duhura dhe ti kerkoje ndjese biznesit dhe konsumatoreve ne jug te vendit. Eshte e papranueshme qe nje kompani qe pretendon se eshte serioze te sillet pa pergjegjesi madje te tallet me biznesin. Per hallin me te vogel konsumatori me i thjeshte eshte i detyruar te telefonoje ne Fier dhe kurre nuk merr nje pergjigje te sakte. Kjo eshte skandaloze thote Devolli ndersa nenvizon se CEZ Shperndarja perpara se te kerkoje rritjen e cmimit per kilovat ne fillim ti kerkoje vetes rritjen e cilesise se sherbimit. Ai mendon se Enti Rregullator i Energjise ERE duhet te detyroje CEZ Shperndarjen qe brenda 6-mujorit te pare te vitit 2011 te nise procesin e marredhenieve ligjore te dyanshme kontrate per furnizimin me energji elektrike. Ne cdo cep te botes kompanite e medha punojne me kontrata te rregullta dhe mendoj se CEZ Shperndarja nuk ben perjashtim perfundon Devolli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›