E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita e Bashkuar Jo Reformes Zgjedhore protestat pas vizave

TIRANE-E majta vendos ti thote Jo fteses se mazhorances per te nisur nga puna me Reformen Zgjedhore. Kushti qe doli sot paradite nga Tryeza e PS me aleatet ishte transparence zgjedhjeve te 28 Qershorit te vitti 2009 ose nuk do te kete asnje tryeze per Reformen Zgjedhore. Opozita sot shtyu dhe nisjen e protestave te parashikuara te shprethenin ne mbare vendin.

Ne emer te Opozotes se Bashkuar Prec Zogaj ne nje prononcim per mediat beri te ditur se nuk ishte kodi qe prishi zgjedhjet ketu solli rastin e Ruzhdies si nje shembull qe e perforcon kete si dhe apeloi per transparence te zgjedhjeve te 28 Qershorit gje qe sipas tij e kerkon dhe nderkombetare.

Partneret evropiane po kerkojne zgjidhjen e ngercit qe nis nga hetimi i zgjedhjeve. Ne mbeshtesim qendrimin e Partise Socialiste per te mos marre pjese ne tryezen pa u bere me pare transparenca e zgjedhjeve. Tryeza e reformes ska sens pa te gjitha palet dhe qeveria nuk mund ta beje e vetme kete reforme tha Zogaj pas takimit.

Lidhur me vendimin e PS per protesta te fuqishme pas 15 Tetorit ne mbare vendin Zogaj theksoi se Opozita e Bashkuar nuk ka caktuar asnje date per mbajtjen e protestave pasi fillimisht do te pritet mbledhja e Ministrave te Bashkimit Europian per miratimin e liberalizimit te vizave per shqiptaret.

Dy dite me pare Kryeministri i Shqiperise ne cilesine e kreut te mazhorances Sali Berisha ftoi opoziten socialiste ne nje tryeze shumepartiake ne fundjave per te diskutuar reformen zgjedhore.
Kryeministri Berisha deklaroi se shumica ne pushtet i ka ofruar opozites qe te hartoje cdo amendament te kodit zgjedhor qe rekomandohet nga OSBE dhe te tjera qe mendon vete per te permiresuar ate. Partia qe iu pergjigj pozitivisht menjehere fteses ka qene LSI.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›