E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tryeza per zgjedhjet OSBE nisme e shkelqyer Rozeta Rapushi

OSBE mbeshtet kryeministrin Sali Berisha per nismen e marre per thirrjen e tryezes se partive politike per realizimin e reformes zgjedhore. Ambasadori i OSBE-se ne vendin tone Eugen Uollfarth gjate nje takimi me kryeministrin Berisha e pergezoi per kete nisme duke e cilesuar ate si te shkelqyer. Ju pergezoj per kete nisme te shkelqyer qe garanton perfshirje te aktoreve te interesuar e qe vjen ne momentin e duhur per shkak se pergatitjet zgjedhore te bera ne kohe kane nje rendesi themelore per zgjedhjet e ardhshme u shpreh Uollfarth. Duke vleresuar qe Kodi Zgjedhor eshte nje kornize mjaft e mire per zgjedhje demokratike ambasadori sugjeroi qe reforma zgjedhore te synoje permiresimin e metejshem te ligjit zgjedhor dhe jo ndryshime drastike te ketij kuadri ligjor. Me tej ai u tha se perfshirja e shoqerise civile dhe e partive te tjera politike do te sjelle transparence dhe perfshirje per te gjithe aktoret e interesuar. Nderkohe qe kryeministri Sali Berisha pavaresisht iniciatives se marre nuk la pa permendur faktin se Partia Socialiste vijon te refuzoje ofertat e bera qofte per reformen qofte per transparencen e zgjedhjeve. Kryeministri Berisha theksoi se duke qene se oferta e paprecedent e mazhorances bere Partise Socialiste ne muajin shtator vazhdon te refuzohet nga kreu i PS-se. Procesi i reformes zgjedhore duhet te ece perpara ne interesin me te mire te vendit dhe per kete arsye mazhoranca do te promovoje nisjen e saj ne nje format sa me perfshires. Kryeministri e njohu ambasadorin Uollfarth gjithashtu edhe me ftesen qe po dje i beri partive parlamentare per tu mbledhur ne nje tryeze te rrumbullaket diten e premte. Per kete eveniment eshte perzgjedhur Kuvendi si forumi i demokracise i bazuar ne vullnetin e popullit. Une jam i hapur edhe per kontributin qe mund te japin partite e tjera si dhe organizatat e specializuara te shoqerise civile u shpreh Berisha. Sipas tij nepermjet kesaj reforme synohet qe amendamentet te jene te gatshme per tu votuar nga Parlamenti brenda fundit te vitit me konsensusin me te gjere duke shpresuar per kontributin maksimal dhe konstruktiv te PS-se. Nderkohe ai sugjeroi qe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe institucionet e tjera te shohin mundesite per te trajtuar me aktet e tyre problematikat ne perputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Ambasadori Uollfarth e pranoi ftesen e kryeministrit Berisha qe Prezenca e OSBE-se te jete pjese e ketij procesi si dhe shprehu gatishmerine per te dhene ekspertizen gjithashtu angazhim i cili u mireprit nga kryeministri.

Takimi
Kryeministri Sali Berisha konsultohet edhe me ambasadorin e OSBE-se Eugen Uollfarth per tryezen per reformen zgjedhore. Ky i fundit e vleresoi nismen e kryeministrit si te shkelqyer duke ofruar edhe kontributin e OSBE-se.

Ka evidentuar emergjencen e reformes zgjedhore
Ambasadori i ri i OSBE takim me te gjithe aktoret politike
Menjehere pas ardhjes ne Shqiperi rreth nje muaj me pare ambasadori i ri Eugen Uollfarth angazhohet plotesisht ne inkurajimin e politikes vendase per realizimin e reformes zgjedhore. Madje Uollfarth ka shfrytezuar edhe takimet e para me kreret e shtetit per te keshilluar nga afer se nuk duhet te humbet asnje dite me shume kohe per te realizuar sa me pare reformen zgjedhore dhe ne zbatimin e rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it te dhena ne shtatorin e vitit te kaluar. Madje gjate takimit me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli kreu i OSBE-se ka leshuar mesazhe te qarta edhe per deputetet e opozites se duhet te jene aktive ne Kuvend e te lene pas bojkotet. Vetem dy dite me pare Uollfarth ne nje takim me zevendeskryeministrin Ilir Meta beri apel ndaj politikes se reforma zgjedhore duhet te realizohet ne menyre urgjente nga forcat politike. Duke marre parasysh ketu faktin se data e zgjedhjeve te ardhshme eshte dekretuar dhe se nuk ka shume kohe per korrigjimin e Kodit Zgjedhor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›