E Diel, 1 Nëntor 2026

CEZ nderpret energjine ne komunen Nikel

CEZ shpërndarje vijon aksionet e ndërprerjes së energjisë për të gjitë debitorët, me qëllim ndërgjegjësimin e klientëve për kryerjen e pagesave të prapambetura. Kësaj here, komapnia ka bërë shkëputjen e energjisë elektrike në zonën Nikel, për bizneset dhe për konsumatorët familjarë. Përfaqësues të CEz-it bëjnë me dije, se ndërprerja e energjisë po bëhet në mënyrë individuale dhe nuk po zbatohen ndëshkime kolektive.

CEZ njofton se në çdo zonë ku është shkëputur energjia, rilidhjet do të bëhen në momentin që paguhet 30 për qind e vlerës së debisë si dhe pagesa e muajit aktual.

Në verë të këtij vitti, CEZ Shpërndarje nisi fushatën e ndërprerjeve të energjisë në zonat e debitorëve. Kompania njoftoi se aksionet do të vijojnë deri në kryejen e pagesave nga ana e konsumatorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›