E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjeke-farmaciste monopolizojne tregun e ilaceve

Lidhjet e paligjshme mes mjekëve dhe farmacistëve po monopolizojnë tregun e ilaçeve. Shqetësimi ngrihet nga Urdhri i Farmacistit i cili pas kontrolleve në rreth 400 farmaci të vendit në 40 prej tyre ka konstatuar shkelje të rënda të legjislacionit.
Disa farmaci sipas Urdhrit të Farmacistit ushtronin aktivitetin e tyre ndërsa ishin të palicencuara. Ndërsa në të tjera shërbenin persona pa arsimin e duhur. 
Urdhri i Farmacistit ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe strukturat në varësi të saj të ndërhyjnë për eliminimin e fenomeneve të tilla të cilat mund të bëhen shkak për dëmtimin e jetës së qytetarëve  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›