Libia pas vrasjes se Gadafit

Muamar Gedafi kontrollonte të gjitha aspektet e jetës publike në Libi për 40 vjet. Tashmë një vit pas vdekjes së tij, Libia po përpiqet të ndërtojë një shtet të ri. Politikanët e lartë në vend shprehen se sipas tyre vendi nuk është ende plotësisht I lirë. Nga ana tjetër militantët I janë bashkuar qeverisë në përpjekje për të vendosur rregull në zonat që ende janë jashtë kontrollit. Në një nga bastioned e Gedafit, të paktën 10 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e përplasjeve të dhunshme. Gjatë 12 orëve të fundit ka pasur raporte kundërthënëse lidhur me fatin e zëdhënësit të ish liderit të vrarë të Libisë, Muamer Gadafi. Qeveria e Libisë ka deklaruar një ditë më parë se ish zëdhënësi Moussa Ibrahim, ishte arrestuar gjatë një ofensive madhore të forcave qeveritare në Bani Valid, njëri nga qytetet në Libi, që ende u reziston autoriteteve të reja në këtë vend. Por, disa orë më vonë, Ibrahim i ka hedhur poshtë pretendimet se është arrestuar dhe tha se gjendet në Libi. Këto raporte kundërthënëse u bënë në njëvjetorin e vrasjes së ish liderit Muamer Gadafi, i cili ishte vrarë në qytetin e tij të lindjes, Sirte, më 20 tetor të vitit të kaluar. Nga ana tjetër, luftimet ndërmjet forcave qeveritare dhe militantëve në qytetin Bani Valid kanë vazhduar.