E Shtunë, 31 Tetor 2026

CEZ nis procesin e shitjes ne vendin tone

CEZ group ka nisur tashmë procesin e shitjes së degës së kësaj kompanie në vendin tonë, CEZ shperndarje. Lajmi eshte publikuar ne faqen zyrtare te kesaj kompanie. Në këtë njoftim ftohen të gjithë blerësit e mundshëm që të shfaqin interesin e tyre përgjatë muajit janar 2013. Në muajt ne vijim përgjatë vitit që vjen pritet që të bëhen të ditura edhe hapat e mëtejshëm që do të ndjekë operatori i shpërndarjes CEZ, ndërsa ende është në tratativa me qeverinë shqiptare për të zgjidhur situatën aktuale në vend. Sipas CEZ, vendimet e Qeverisë dhe Entit Rregullator e kanë zhytur kompaninë në krizë financiare, që e bën të pamundur plotësimin e detyrimeve qe ajo ka ne baze te kontrates. Nderkaq në një njoftim për mediat më herët gjatë ditës së hënë Cez sqaron se ndërprerjen e energjisë gjatë këtyre ditëve, absolutisht nuk kanë qenë të qëllimshme “CEZ Shpërndarje njofton të gjithë publikun dhe institucionet shtetërore përkatëse se shoqëria në asnjë rast nuk ka ndërmarrë asnjë shkëputje të energjisë elektrike në mënyrë të qëllimshme. Duam të bëjmë me dije për të gjithë publikun se ndërprerjet e energjisë elektrike kanë ardhur si pasojë e motit të keq, stuhive te stinës si dhe në disa raste si pasojë e ndërhyrjeve të paligjshme në rrjet nga persona të paautorizuar. CEZ Shpërndarje po bën të gjitha përpjekjet për të furnizuar të gjithë konsumatorët në një situatë ku konsumi ditor i energjisë ka mbërritur në 26.5 milion kilovat ore ne ditë, të dhëna këto që rezultojnë 25% më të larta se sa muaji paraardhës” sqarohet në njoftimin zyrtare të operatorit të shpërndarjes.

CEZ dorëzon liçencën më 17 janar
CEZ duhet të dorëzojë licencën më 17 janar. Afati i fundit ligjor i marrjes së përgjigjes nga CEZ ka përfunduar dhe brenda pak ditësh bordi drejtues i ERE do të vendos se cfarë do të bëhet me licencën e kompanisë së shpërndarjes së energjisë.
Shumica e probleme janë të mosmenaxhimit të mirë të cezit dhe kemi prova që ndërprerejt e energjisë për konsumatorët janë të qëllimshme
Ligji i privatizimit ka parashikuar edhe procedurat për heqjen e licencë në rast të mos përmbushjes së kontratës.

Për drejtorin e ERE, kompania e shpërndarjes ka patur të gjitha mundësitë për të operuar me fitime në Shqipëri. Që pas muajit shtator qeveria shqiptare e ka furnizuar atë me energji.
Nëse CEZ-i do të kishte marrë masat në muajin e parë të kërkesave tona atëherë çdo gjë do të shkonte si më parë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›