E Shtunë, 31 Tetor 2026

CEZ, probleme edhe në Bullgari, rrezikon licencën

11-02-2013 / Gazeta 55

Qytetarët në protesta: “Merrni shembull nga Shqipëria”

“Merrni shembull nga Shqipëria! Kjo është kërkesa që i drejtojnë qeverise bullgare protestuesit ne Sofje. Të pakënaqur nga shërbimi i kompanisë CEZ, bullgaret kërkojnë që shpërndarjen e energjisë ta bëjë një tjetër kompani.
Bullgaria duket se do te ndjeke shembullin e Shqipërisë për heqjen e licencës se kompanisë ceke CEZ, e cila administron sistemin e shpërndarjes se energjisë ne këtë vend.
Shkak janë bere faturat e fryra të energjisë elektrike, te cilat kane ngritur ne protesta qytetarët ne 15 qytete ne mbare vendin. Në kryeqytet janë zhvilluar protesta para Ministrisë se Ekonomisë dhe Energjitikës. Protesta e organizuar nga rrjetet sociale u cilësua si jo politike. Kërkesat e qytetareve janë: pezullimi i tre kompanive të shpërndarjes, shtetëzim i sistemit të shpërndarjes dhe publikimi i kontratave të shpërndarjes së energjisë.
Kompania e shpërndarjes se energjisë CEZ tha se ka marrë rreth 1660 ankesa për faturat e energjisë për muajin dhjetor.
Ne Sofje ka nisur një hetim për fatura të kërkuar nga kryetari i bashkisë.
Sipas mediave bullgare, qeverise do t’i dërgohet një peticion për mbajtjen e një referendumi kombëtar për largimin e kompanisë CEZ nga Bullgaria.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›