E Shtunë, 31 Tetor 2026

CEZ rrit importin, 350 megavat në gusht

Sipas ligjit dhe marrëveshjeve, kompania CEZ është e detyruar të sigurojë energjinë elektrike nga importi në mënyrë që të përmbushë nivelin e humbjeve. Por duket se situata e krijuar në tregjet energjetike të rajonit do të shtojë kostot e blerjes së energjisë. Në një njoftim për shtyp të kompanisë deklarohet se, me gjithë problematikën, duke marrë ndihmë edhe nga mëma në Çeki, kompanitë do të sigurojnë importin e rreth 350 MW gjatë muajit gusht. CEZ Shpërndarje dëshiron të informojë për veprimet e ndërmarra nga CEZ a.s. dhe CEZ Shpërndarje për rritjen e importit të energjisë elektrike dhe përmirësimin e situatës financiare të CEZ Shpërndarje. Në zbatim të rregullave të tregut të energjisë në Shqipëri, të cilat detyrojnë CEZ Shpërndarje të mbulojë nivelin e humbjeve nëpërmjet importit të energjisë, CEZ Shpërndarje, më datë 23 korrik 2012, hapi tenderin për blerjen e energjisë për periudhën nga 27 korrik deri më 31 dhjetor 2012.
Të gjithë tregtarëve aktivë në tregun shqiptar u është kërkuar të marrin pjesë në tender, por situata është e vështirë, në mënyrë të veçantë për shkak të disponibilitetit të kufizuar të kapaciteteve të interkonjeksionit ndërkufitar (të cilat aktualisht janë të zëna nga tregtarët që realizojnë marrëveshje transiti nga Serbia në Greqi) këta tregtarë po kushtëzojnë ofertat e tyre duke kërkuar kushte pagese të cilat CEZ Shpërndarje aktualisht nuk mund ti përmbushë, theksohet në njoftim. Megjithatë, duket se zgjidhja, edhe pse me kosto, është gjetur. Si e vetmja kompani shpërndarëse në vend, në kuadrin e garantimit të furnizimit me energji elektrike të Shqipërisë për muajt e dimrit që do të vijnë, ndërkohë që përdorimi i energjisë është në pikun e saj, CEZ Shpërndarje ka vendosur të rrisë importin e energjisë elektrike për muajin gusht ne 350 MW. Ky vendim është pjesë e hapave të ndërmarrë nga CEZ dhe autoritetet shqiptare për të stabilizuar situatën energjetike në Shqipëri. Sipas kontratës, CEZ Shpërndarje është i gatshëm të importojë energji elektrike mjaftueshëm për të mbuluar humbjet në rrjet, por duke synuar në të njëjtën kohë një shërbim më të mirë për klientët e saj, kompania mëmë në Pragë ka vendosur të alokojë më shumë financim për kompaninë e shpërndarjes në Shqipëri, për të siguruar energjinë e nevojshme për furnizim të pandërprerë, thuhet në njoftim.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›