E Diel, 1 Nëntor 2026

CIA, viagra afganëve në shkëmbim të informacioneve

Shërbimet sekrete amerikane kanë gjetur një armë shumë të fortë për të pasur bashkëpunim me popullsinë afgane në ‘betejen’ e tyre me talebanët. Pasi është eksperimentuar, arma sekrete ka rezultuar të jetë, jo vetëm efikase, e shumë bindëse, por edhe e parrezikshme për ata që e pranojnë si dhuratë në shkëmbim të informacioneve që japin për CIA-n. Bëhet fjalë për pilulën blu, që numëron miliona përdorues në gjithë globin. Mos u hutoni, është pikërisht viagra!

Gazeta “Washington post”, online tregon eksperiencën e një agjenti amerikan, i cili me anë të katër pilulave blu arriti të bindë liderin e moshuar të një fshati shumë strategjik në jug, për të bashkëpunuar me shërbimet inteligjente të SHBA-së. Në shkëmbim të viagrës, ai i dha agjentit pafundësi informacioni për lëvizjet dhe logjistikën e përdorur nga inegralistët islamikë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›