E Diel, 1 Nëntor 2026

Karburantet, seanca dëgjimore me grosistët për çmimet

Tiranë- Problemet me çmimet e karburantëve në treg kanë detyruar sot Autoritetin e Konkurrencës të nisë zhvillimin e një seance dëgjimore me operatoret privatë të këtij tregu. Në qendër të debatit mësohet të kenë qenë abuzimet e konstatuara në treg gjatë hetimit të bërë për cmimin. I cili, në shumicën e herëve, duke qenë se vendoset i lartë rëndon së tepërmi mbi konsumatorin.

Burime nga autoriteti bëjnë me dije se do të ketë disa seanca të tilla me kompanitë importuese të karburanteve, që do të vijojnë edhe gjatë muajit janar të vitit që vjen.

Mësohet se seancat dëgjimore do të zhvillohen me 8 operatorët më të rëndësishëm të këtij treg dhe pasi të dëgjohen edhe argunmentat e tyre, autoriteti i konkurrencës s’do të marrë vendimet përkatëse. Në rast se konstatohet shkelje e ligjit për mbrojtjen e konusmatorët, ndaj kompanive do të aplikohen gjoba të konsiderueshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›