CNN Dimri i Bashkimit Europian

Revoltat e Pranverës Arabe dhe rrëzimi i liderëve në Egjipt, Tunizi e Libi kane qene ngjarja me e diskutuar e kesaj periudhe. Por tani, nje perspektive e re afrohet, ajo e ndryshimeve ne vendet perendimore, apo sic e quan CNN ne analizen e tij, dimri i Bashkimit Europian.
Kriza financiare e Eurozones po merr haracin e saj politik tek udheheqesit e ekonomive te trazuara. Me dramatike, zhvillimet jane ne jug. Jorgos Papandreu i Greqise dha doreheqjen pas dy vitesh ne postin e kryeministrit, si parakusht per krijimin e nje qeverie koalicioni ne vend.
Silvio Berluskoni, renia e te cilit parashikohej prej shume kohesh per shkak te skandaleve te shumta, u detyrua te bente menjane. Por dominoja nuk ndalon tek keto dy vende mesdhetare. Presidenti Kriza FinanciareKriza e borxhit prek Spanjën e Francën Merkel-Cameron, debat mbi divergjencat Nju Jork, “të indinjuarit” pushtojnë rrugët francez Nikolas Sarkozi gjithashtu do ta kete thuajse te pamundur rizgjedhjen ne pranvere.
"Francezet,- thote CNN,- jane te lodhur nga masat anti-krize, por vendi i tyre do te vazhdoje te beje shkurtime per te mbajtur nen fre presionin e tregjeve e per te ushqyer shpresat e nje rikthimi te rritjes ekonomike".
Angela Merkel nuk paraqitet mire ne sondazhe. Arsyeja: ngadalesimi i ekonomise dhe parate e ofruara per dorezani. Sa per kryeministrin spanjoll Hoze Luis Rodriguez Zapatero, ai as qe do te kerkoje nje mandat te trete ne zgjedhjet e 20 nentorit.
Papunesia ne Spanje eshte ne nivelin e 21 perqindeve dhe renia ekonomike e vendit, vazhdon. "Pavaresisht fatit te ketyre lidereve, shume pyetje mbeten, nder te cilat me thelbesorja eshte kjo: a ekziston nje zgjidhje realiste per daljen nga kriza financiare, e cila te mos ua rendoje me barren njerezve? Qytetareve nuk u pelqen te besh eksperimente me ta. Ajo qe vleresojne eshte nje 'road map' i qarte, te cilin te arrijne ta kuptojne,- vazhdon analiza,- dhe opinionet konfliktuale nuk bejne gje tjeter vecse ushqejne konfuzionin dhe ndjesine e rreme dhe dikush ka celesin e zgjidhjeve te rrufeshme".
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Ndërtimi i Tunelit të Krrabës
Berisha: Tiranë-Elbasan, metropol ekonomik
Banda e policëve të rremë
Shqiptarët, mjekët e vetvetes
Berat, burri ekzekuton bashkëshorten
Pogradec, procedim penal ndaj edukatores