CNN: Ja ajo çfarë ne mund të mësojmë nga çiftet e ndara politikisht
SHBA- Kur e gjithë bota ndoqi me vëmendje debatin e fundit presidencial Obama-Romney, mediat ndërkombëtare kanë vënë fokusin edhe në marrëdhëniet politike në familje.
CNN-in në një artikull të fundit tregon historinë e një çifti amerikan që veç të përbashkëtave, ato ndahen sa i takon pikëpamjeve politike mes tyre.
Shenja e parë e dallimeve mes tyre u shfaq që në takimin e parë, kur ajo vuri re fotografinë e tij me George H.W Bush në mur, duke buzëqeshur. Ai ishte një 30-vjeçar nënoficer marine dhe një baptist jugor nga Gjeorgjia.
Ajo vinte nga një familje liberale në San Diego, 19-vjeçare e cila kishte protestuar për rekrutimin ushtarak në kampusin e saj të shkollës së lartë. Megjithatë, ai ishte simpatik dhe i pashëm kështu që ajo i dha një shans. Edhe pse ai identifikohet si një republikan dhe ajo si një demokrate, ato bien dakord në çështjet sociale, siç është mbrojtja e të drejtave të abortit.
Tanimë ata kanë shënjuar një martesë 14-vjeçare të lumtur, por dallimet ideologjike vijnë në qendër të vemëndjes sapo ka një fushatë elektorale. ”Ne kemi diferencat tona dhe vërtet bëhen të dukshme në kohën e zgjedhjeve”,-tha Melissa Reylek-Robinson, një 34-vjeçare, nënë e dy fëmijëve në San Diego. Duke shtuar: “Ora e zgjedhjeve është ndoshta koha më e keqe për ne. Ne patjetër kemi ca debate të nxehta”.
Për shumë besnikë të potitikës diçka e tillë mund të thyejë një marrëdhënie ose t’a ndërtojë atë kur pikëmpamjet përputhen. Ekspertja Anna Post tha për CNN-in se çiftet që kanë përjetuar diferenca politike mes tyre, mund të na japin shembuj të mirë të një marrëdhënieje në përgjithësi.
“Ato janë çifte për t’u admiruar. Përcjell shumë durim, pasion, respekt të një marrëdhënieje, sidomos kur ndasitë janë të mëdha”,-tha zonja Post për ‘Emily Post Institute’.
“Dallimet politike jo gjithmonë të çojnë në mosmarrëveshje politike”, tha ajo, dhe nuk duhet të konsiderohen të pakapërcyeshme. Nëse demokrati James Carville dhe Republikanja Mary Matalin mund të flasin përgjatë linjave partiake në televizion si punë me kohë të plotë, të tjerët mund të mësojnë për t’a bërë atë në doza të vogla.
“Kjo ka të bëjë me tonin e bisedës dhe duke e ditur se pse ju jeni duke e patur atë”, tha ajo. “Kjo është mënyra se si ju zgjidhni për të kapërcyer ato që do të krijojnë një problem ose të bëni që gjëra të funksionojnë pa probleme, duke e ditur se si të ketë një dialog dhe që kufijtë të mos preken ose të tejkalohen”.
Si një i krishterë i devotshëm dhe republikan, Janet Davis ndryshon dukshëm nga një demokrate ateiste që rrënjët i ka tek patriotizmi. ”Si do të bëjmë? Shumë, shumë kujdes”,- tha ajo. “Askush nuk fiton kurrë në një betejë të besimeve personale. Që nga lindja e djalit tonë në vitin 2005 ne kemi të dy shumë më tepër respekt nga këndvështrimet e njëri-tjetrit”.
“Jeta, ndryshon përmes ngjarjeve si lindjet apo vdekjet mund të ndryshojnë perspektivën e një çifti në atë që me të vërtetë ka rëndësi në marrëdhëniet e tyre”, tha terapisti i martesës dhe familjes Sharon Rivkin.
“Nëse një çift mund të bashkëjetojë me pikëpame të ndryshme politike, ai krijon një bazë për një marrëdhënie të shëndetshme dhe të gjatë e të qëndrueshme”, tha psikoterapisti Karen Ruskin, sepse sipas tij ata kanë mësuar të shohin njëri-tjetrin si dy individëve brenda një marrëdhënieje.
“Fakti që unë besoj në kujdesin shëndetësor të qeverisë së mandatuar dhe ai jo, kjo nuk është diçka që unë të kërkoj divorcin- tha gruaja- Në fund të ditës ju duhet të kuptoni se e doni personin për gjëra të tjera sesa vetëm për bindjet e tij politike”.
Dorina Bilbili/IDEA/