E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e cmimit te vajit, hetim per shkelje rregullash Eglantina Nasi

Rritja e cmimit te vajit vegjetal ne tregun vendas, eshte bere objekt i nje monitorimi te posacem nga Autoriteti i Konkurrences. Bazuar pikerisht ne ankesat e mberritura prane ketij institucioni, mbi luhatjen rritese te ketyre cmimeve, ekspertet perkates kane monitoruar tregun e ketij produkti. Dhe kane dale me vendimin zyrtar “Per hapjen e procedures se hetimit paraprak ne tregun e importit, prodhimit dhe tregtimit me shumice te vajit vegjetal”. “Nga analiza e cmimeve te paraqitura ne ankese si dhe te rezultuara nga monitorimi u konstatua se ka marzhe te njejta te rritjes se cmimit ne afate te peraferta kohore, ne nje kohe qe rritja e cmimit njoftohet me perpara ne kohe se ajo te ndodhe realisht”, eshte njeri nga rezultatet konkrete te eksperteve gjate monitorimit te lartpermendur. Pasuar me faktin tjeter se “eshte vene re edhe mungese oferte per nje periudhe te shkurter dhe furnizim me cmime te rritura pikerisht pas kesaj periudhe”. Qe do te thote ne terma praktike, se ne njefare menyre, cmimi i rritur i eshte imponuar tregut, pasi ai ka pasur mungesa te produktit ne fjale. Nga ana tjeter, ekspertet pohojne edhe se “rritja e cmimit te vajit vegjetal eshte reflektuar ne tregun e shitjes me pakice”. Ne nje kohe qe sipas tyre, “cmimet e shitjes me shumice nuk kane reflektuar ne kohe zbritjet dhe kane reaguar menjehere ndaj rritjes se cmimeve te blerjes ne tregjet nderkombetare”. “Sa me lart, sjellja e ndermarrjeve qe ushtrojne veprimtari ne tregun e prodhim- importit dhe shitjes me shumice te vajit vegjetal, mund te perbeje kufizim, shtremberim apo pengim te konkurrences ne kuptim te ligjit “Per mbrojtjen e konkurrences”, e perfundojne konstatimin e tyre rreth kesaj ceshtje, ekspertet e Autoritetit te Konkurrences. Arsye keto, qe e kane detyruar kete institucion, qe te miratoje hapjen e hetimit paraprak ne tregun e prodhimit/importit dhe shitjes me shumice te vajit vegjetal per te pare nese ka ose jo, realisht shenja te kufizimit te konkurrences. Por nje element tjeter qe ka vene ne dukje, monitorimi i tregut te vajit vegjetal ne vend, eshte edhe ai i perqendrimit te tij. “Nga analiza e te dhenave te Drejtorise se Pergjithshme te Doganave ka rezultuar se tregu i importit te vajit vegjetal eshte shume i perqendruar me nje tregues HHI prej 2769. Shkalla kjo qe ka ardhur duke u rritur nga 1746 ne vitin 2010, ne 2406.89 ne vitin 2011 dhe ne 2769 ne 8-mujorin (janar-gusht) 2012”, citon monitorimi lidhur me kete tregues. Duke shtuar gjithashtu, se ne kete treg operojne vetem dy ndermarrje, “Olim” dhe “Vajra Bimore”, te cilet, pasi e importojne vajin e paperpunuar, e perpunojne e hedhin ne tregun e shitjes me shumice. “Treguesit e perqendrimit ne kete treg jane shume te larte per vete faktin se jane vetem dy ndermarrje prodhuese”, argumentojne me tej, ekspertet e AK-se, pikerisht per situaten e operatoreve te paket ne numer, qe jane ne kete lloj tregu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›