E Diel, 1 Nëntor 2026

Farmacite ne kaos, Jaupllari: Po rrezikohet jeta e pacienteve Sonila Isaku

Pacientet duket se jane te rrezikuar, pasi ne farmaci tashme mund te punoje kushdo, madje shume prej tyre jane edhe te palicencuara duke bere qe ne to te mos ushtrohet asnje lloj kontrolli mbi ate cka shesin. Alarmi eshte vene nga Urdhri i Farmacistit, i cili gjate muajit shtator kreu kontrolle ne rreth 400 subjekte farmaceutike ne mbare vendin. Kreu i farmacisteve, Arjan Jaupllari, deklaroi se nga kontrollet u vune re 40 raste te renda te shkeljes se legjislacionit qe nga mospajisja me licence e subjekteve e deri tek ushtrimi i profesionit te farmacistit nga persona pa diplomen perkatese. “U konstatuan disa farmaci te palicencuara, ne te cilat sherbenin persona pa arsimin e duhur. Ne disa subjekte farmaceutike u gjenden duke sherbyer persona te diplomuar per Farmaci, por qe nuk u jane nenshtruar provimit te shtetit. Ne disa subjekte farmaceutike sherbenin studente. Ne disa farmaci u gjenden ndihmes farmaciste qe sherbenin pa pranine e drejtuesit teknik ose farmacistit. Po keshtu kemi hasur edhe raste kur mjeke te papergjegjshem te punesuar ne qendrat shendetesore tregtojne barna”, - ka pohuar gjate fjales se tij Jaupllari. Sipas kreut te urdhrit te Farmacisteve, te gjitha keto shkelje vene ne rrezik jeten e pacienteve qe perballe kesaj situate, jane te pambrojtur nga shteti e strukturat e tij pergjegjese per sigurine e shendetit te tij. Nga ana tjeter, Jaupllari ka theksuar se persona pa asnje lidhje me profesionin e farmacistit po behen pronare farmacish duke blere apo transferuar licenca nga veriu ne jug e deri nga persona qe jetojne jashte vendit. Tashme, Urdhri i Farmacisteve i ka derguar shkrese zyrtare strukturave pergjegjese mbi rezultatet e kontrolleve te kryera ne farmaci, por ai kerkon qe sanksionet per shkelesit e ligjit te jene me te rrepta. “Te gjitha keto informacione i jane derguar Ministrise se Shendetesise, organit te pushtetit vendor. Deri me sot, ne nuk kemi asnje informacion se cfare po ndodh", - tha Arjan Jaupllari, president i urdhrit te Farmacistit. Ky i fundit ka theksuar se ne zbatim te ligjit per profesionet e rregulluara kete vit te ri akademik, farmacistet i jane nenshtruar edhe provimit ne praktike ku vetem gjate dites se hene jane testuar rreth 40 studente. Sipas kreut te Farmacisteve te Shqiperise, pas testimit ne praktike, studentet e farmacise do te japin provimin e shtetit ne muajin nentor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›