E Shtunë, 31 Tetor 2026

CNN: Obama fiton Vermontin, Romney Kentakin

(E plotësuar)Rrjeti televiziv CNN, në bazë ta parashikimeve të tij, ka njoftuar se presidenti aktual, Barack Obama, ka fituar zgjedhjet presidenciale në shtetin e Vermontit.

Vermonti ka tre vota elektorale dhe vlerësohet të jetë në masë të madhe mbështetës i Obamës.

Po sipas parashikimeve të CNN-it, Romney ka fituar në Kentaki, i cili numëron tetë vota elektorale.

Për t’u bërë president i Shteteve të Bashkuara, kandidati duhet të sigurojë të paktën 270 vota të Kolegjit Zgjedhor.

Votimet mbyllen në gjashtë shtete të SHBA-së

Qendrat e votimit për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara janë mbyllur në gjashtë shtete: Gjeorgji, Indiana, Kentaki, Karolinën e Veriut, Vermont dhe në “shtetin e pasigurt” të Virxhinias.

“Të pasigurta” janë ato shtete, ku sondazhet e opinionit kanë treguar një garë tejet të ngushtë ndërmjet presidentit aktual, Barack Obama, dhe sfiduesit të tij republikan, Mitt Romney.

Rrjetet televizive në Amerikë kanë parashikuar fitoren e Obamës në Vermont dhe të Romneyt në Kentaki dhe Indiana.

Kandidati duhet të sigurojë të paktën 270 vota elektorale për t’u bërë president i Shteteve të Bashkuara. (REL)

Ohio për Obaman, Florida për Romneyn

Ohio, New Hampshire, Pennsylvania dhe Nevada i kanë dhënë votën presidentit aktual Barack Obama, kurse Florida dhe Karolina e Veriut kanë votuar për Mitt Romney. Këto janë exit poll-et paraprake të 'Drudgereport'. Gjithsesi këto janë të dhëna jo zyrtare dhe për t'u vlerësuar në momentin që gara është ende duke vijuar.

Procesi i votimit vijon rregullisht në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe orët e ardhshme priten me ankth për të mësuar se cili do të jetë presidenti i ardhshëm i vendit më të fuqishëm të botës.

Obama gjatë kësaj ditë të rëndësishme, duke folur për vullnetarët e një komitetit elektoral në qytetin e tij është shprehur besimplotë se i ka votat e mjaftueshme për të fituar.

"Mezi pres të dalin rezultatet. Prej një mbrëmje të mirë", tha Obama. Pavarësisht kësaj deklarate, rezultatet mund të jenë shumë surprizuese dhe priten me interes rezultatet sidomos në shtetet e lëkundura.

"Çfarëdo që të ndodhë, unë falënderoj vullnetarët. Pavarësisht duelit, përplasjes sonë, është mobilizimi i njerëzve që vlen në këtë rast. Kam dëshirë që të falënderoj guvernatorin Romney për fushatën e qetë elektorale", tha kandidati demokrat.

Për këtë votim është shprehur gjatë një koncerti në Wisconin edhe legjenda e muzikës rock, Bob Dylan, i cili ndërpreu performancën e këngës së tij të famshme "Blowing' in the wind", për të deklaruar se Obama do të jetë fitues.

Një episod i çuditshëm ka ndodhur në Chicago, kur një 21-vjeçare, edhe pse i kishin nisur konstraksionet e lindjes, u paraqit në një qendër votimi për të kryer detyrën e saj si qytetare amerikane. Ndërsa në sallën e lindjes ajo është shprehur se kishte dashur të votonte për veten e saj, por edhe për fëmijën që do të vinte në jetë. /Telegrafi/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›