OKB vendos sanksione kundër rrjetit Haqqani

Një Komitet i Kombeve të Bashkuara ka urdhëruar sanksione globale kundër rrjetit Haqqani, i cili operon në rajonin kufitar ndërmjet Pakistanit dhe Afganistanit.
Komiteti urdhëroi 193 shtetet anëtare të OKB-së që t’i ngrijnë asetet dhe të vendosin embargo të armëve kundër këtij grupi radikal, që ka lidhje me Al-Qaedan.
Komiteti gjithashtu urdhëroi të njëjtat sanksione dhe ndalesa të udhëtimit kundër afganit, Abdul Rauf Zakir, që njihet me emrin, Qari Zaqir.
Ai akuzohet se e drejton grupin e trajnimeve të rrjetit për bombarduesit vetëvrasës dhe siguron udhëzime për ndërtimin e bombave.