27 të vdekur pas një shpërthimi në Irak

Zyrtarët irakianë dhe ata mjekësorë njoftuan se një veturë bombë ka shpërthyer në afërsi të një baze ushtarake në veri të Bagdadit.
Sulmi i të vrarë të paktën 27 persona dhe mbi 50 të lënduar.
Shpërthimi ndodhi në mesditë, në një bazë në Taji, rreth 20 kilometra larg nga kryeqyteti.
Mjekët thonë se të paktën tre nga të vrarët janë ushtarë. Sulme të tilla me bombë janë të shpeshta në Irak.