CNN rekomandon turistët në gjithë botën: Shqipëria vendi ideal për sezonin e vjeshtës

Turizmit shqiptar i bëhet jehonë sërish në median më të madhe amerikane, CNN.
Në rekomandimet që jem rrjeti mediatik për turistët në sëzonin e vjeshtës, Shqipëria është rekomanduar si një ndër gjashtë destinacionet e mundshme që është ideale për tu vizituar këtë periudhë.
Në një artikull dedikuar atyre që pëlqejnë udhëtimet në periudhën shtator-tetor, CNN sugjeron Parqet Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipërinë, Santa Fe, Nju Meksikon, Japoninë, dhe Disney Ëorld, si vendet perfekte për pushime, duke shmangur fluksin e verës.
Duke rekomanduar Shqipërinë, CNN tregon se udhëtarët e vjeshtës kanë të ngjarë të kursejnë më shumë se 30% në biletat e avionit për në Evropë duke shmangur kulmin e udhëtimeve verore këtë vit. Por çmimet në Evropë janë ende mjaft të larta, kështu që mund të ketë kuptim të zgjidhni një destinacion që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë me vlerën e tij të madhe.
“Turmat pakësohen, çmimet në disa destinacione ulen nga tarifat e sezonit të pikut dhe biletat e fluturimit bien ndjeshëm me ardhjen e vjeshtës”, thuhet në artikull
Prestigjiozja amerikane nënvizon faktin se ata që pëlqejnë detin kanë vërshuar në Shqipëri për plazhet e saj të bukura, por për periudhën shtator -tetor, sugjerohen Bjeshkët e Nemuna dhe lumi i egër i Vjosës.
“Nëse doni të shkoni në një nga destinacionet më të njohura evropiane, vjeshta do të jetë akoma më e lirë se vera”, thuhet në artikullin e CNN, ku theksohet gjithashtu se udhëtarët e vjeshtës ka të ngjarë të kursejnë më shumë se 30% në biletat e avionit për në Evropë, duke shmangur kulmin e udhëtimeve verore.
/rtsh.al/