E Martë, 3 Nëntor 2026

Hoxha: Prioritet, siguria në sezonin turistik dhe pagesa për orët shtesë për punonjësit e Policisë

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka renditur prioritetet e dikasterit që ai drejton duke theksuar se që në nisje të detyrës si ministër i Brendshëm prioritet ishte angazhimi për sigurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Gjatë gushtit, shkruan ministri, pamë nga afër zbatimin e masave për rritjen e parametrave të sigurisë detare.

Ministri Hoxha renditi si punë të kryer edhe përurimin e stacionit të ri zjarrfikës në bashkinë Fier, një strukturë moderne që rrit cilësinë e shërbimit për këtë komunitet.

Gjithashtu, risolli në vëmendje miratimin e pagesave për orët shtesë për punonjësit e Policisë që shërbejnë përgjatë sezonit turistik, si dhe kompensimin financiar ushqimor.

“Në mbledhjen e qeverisë u miratuan pagesa për orët shtesë për punonjësit e Policisë që shërbejnë përgjatë sezonit turistik, si dhe kompensimi financiar ushqimor” shkruan ministri.

Ai theksoi se, pati ndërkohë takime të rëndësishme me përfaqësues të vendeve partnere, për të rritur e thelluar bashkëpunimin si dhe çuar para projektet në interes të përbashkët.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›