E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Jo vetëm infrastrukturë, por një model të ri bashkëfqinjësie

bashaTiranë- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka inspektuar ecurinë e punimeve në disa rrugë të kryeqytetit të cilat sipas tij ndodhën në fazën përfundimtare të rikonstruksionit të tyre.

Kryebashkiaku u shpreh se rrugët do të kenë të gjithë sinjalistikën e nevojshme, ndërsa u shpreh se Bashkia e Tiranës po sjell dhe një frymë tjetër bashkëjetese.

Siç e shikoni rruga jo vetëm që është ndërtuar në parametrat më optimal me trotuar, me ndriçim, janë mbjellë edhe pemët e blirit të cilët natyrisht do të jenë një thesarë shtesë i kësaj arterie të qytetit, por me investimin e bashkisë janë rehabilituar edhe avllitë e vjetra duke i kthyer ato në një standart padyshim evropian, i cili jo vetëm nga ana vizuale estetike përmirëson ndjeshëm pamjen e kësaj rruge. Ky standart i ri frymëzon dhe një kulturë të re, një model të ri qytetërimi, një model të ri bashkëfqinjësie midis banorëve të rinj dhe të vjetër të kësaj zone. Banorë të cilët do të përfitojnë nga Bashkia e Tiranës sipas nevojës edhe fidan falas për të zbukuruar pjesën brenda oborreve, në mënyrë që kjo lagje sikundër shumë lagje ku ne po ndërhyjmë do të reflektojnë jo thjeshtë infrastrukturën më të mirë, por një model të ri qytetërimi, që ti shkojë përshtat ambicies, objektivit tonë për një Tiranë moderne evropiane-u shpreh Basha.

Më tej Basha inspektoi punimet për mbjelljen e pemëve, pasi sot janë mbjellë sot 200 fidanë bli në një prej rrugëve më të vjetra të kryeqytetit, në rrugën Qemal Stafa.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›