E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

COVID 19, 30 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton  në 24 orët e fundit në Shqipëri nuk është shënuar asnjë humbje jete nga Covid 19. Nga 426 testime, 30 qytetarë kane rezultuar të infektuar.

Megjithatë  ministria u  bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet, kujton Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Statistika ( 10 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 30
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 426

Testime totale 2,012,637
Raste pozitive 332,407
Raste të shëruara 328,630

Raste Aktive 183
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 127
Vlorë 17
Fier 12
Gjirokastër 8
Shkodër 5

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›