Ten Hag: E papranueshme intervista e CR7, jam gati të flas me

Erik Ten Hag rikthehet për të folur për intervistën e bujshme të Cristiano Ronaldos në Talk TV dhe sqaron këndvështrimin e tij duke iu përgjigjur akuzave të kampionit portugez. “Ato ishin fjalë të papranueshme për një klub, ai i dinte pasojat”, shpjegoi menaxheri i Manchester United. “Por tani është koha për të parë përpara dhe për të menduar për skuadrën, për të ardhmen. Unë bëra gjithçka me ndershmëri, transparencë, folëm për vizionin tim, kështu që nuk e kam problem të flas me të – vazhdoi trajneri i Djajve të Kuq – Për mua, Cristiano Ronaldo, kur është në formë, është një lojtar i mirë, i cili mund të të japë një dorë të mirë, por ai nuk ishte me ne. Ai ka një histori të madhe dhe synimi im ishte ta përfshija atë në projektin tonë”.
“Mendoj se pas intervistës ishte mjaft e qartë se Cristiano do të duhej të largohej nga klubi”, vazhdoi Erik Ten Hag teksa vazhdoi të fliste për fjalët e ashpra të portugezit kundër tij, menaxhimit dhe pronësisë së United. “Unë besoj se një ekip mund të jetë i suksesshëm vetëm kur të gjithë mbështesin njëri-tjetrin, kjo është mënyra e vetme e mundshme”, shtoi ai, duke nënvizuar rëndësinë e grupit në një ekip dhe nevojën që të gjithë të rreshtohen në të njëjtin drejtim për të arritur objektivat .
“Cristiano Ronaldo donte të largohej, ishte mjaft e qartë dhe, kur dikush dëshiron të largohet, është e drejtë të pranohet”, vazhdoi ai, duke përsëritur nevojën për të ndërprerë marrëdhëniet profesionale dhe të besimit me CR7 pas intervistës tronditëse me Talk TV. Fjalë që i lanë pak hapësirë ndërmjetësimit sipas Ten Hag dhe të folura posaçërisht nga lojtari për t’u shkëputur nga klubi dhe për të shkuar deri te përfundimi i kontratës. Një lëvizje e krijuar posaçërisht në prag të Kupës së Botës për të sanksionuar ndarjen me United në mënyrë goditëse dhe për të nisur një aventurë të re.
Aventurë që për momentin Cristiano Ronaldo ende nuk e ka zyrtarizuar. Për momentin, në fakt, CR7 është ende një lojtar i lirë në pritje të një marrëveshjeje të re mes thashethemeve dhe mohimeve të vazhdueshme për një ofertë mega nga Al Nassr i Riadit.