E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zgjedhjet në LSI më 21 nëntor, Kryemadhi: Përfshirja e të rinjve në politikë, shpresa më e madhe

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me gazetarët ku ka theksuar se me 21 nëntor kjo parti do të ketë zgjedhjet në Konventën Kombëtare. “Një javë e rëndësishme për LSI, më 21 nëntor do të kemi zgjedhjet në parti. Kemi krijuar aplikacionin për votimin online për delegatët. Pas këtyre zgjedhjeve që do të jenë shembuj, jemi forca e parë politike që kemi futur procesin një anëtar 1 votë që në 2004 për kryetarin e e Partisë”, tha zonja Kryemadhi.
Ajo iu bëri thirrje të rinjve që të bëhen pjesë e LSI-së , në mënyrë që të japin kontributin e tyre për ndërtimin e vendit. “Marr rastin të përsëris thirrjen për të rinjtë që të përfshihen në LSI dhe në fokusin e këtyre të rinjve. Përfshirja e të rinjve do të ishte shpresa më e madhe, përfshirja e të rinjve në politikë. Një nga pikat kryesore, LSI është partia e të gjithë atyre që duan të kontribuojnë. Sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për përfshirjen e intelektualëve në Shqipëri. E di që janë të zhgënjyer me politikën. Perfshirja i vetmi ilaç për ta detyruar klasën politike për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë”, u shpreh ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›