E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mediu takon strukturat e PR në Kukës : Shqipëria është zhytur në varfëri, korrupsion dhe pasiguri

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim me strukturat në Kukës ku tha se mbarë Shqipëria është zhytur në varfëri, korrupsion dhe pasiguri. “Situata e rëndë shëndetësore e Covid-19, pamundësia për t’a përballuar finaciarisht, po shoqërohet me shkatërrimin e ekonomive familjare, dhe e vetmja mundësi ekonomike është ndihma nga emigracioni, pjesa më aktive, rinia dhe profesionistët janë larguar në emigracion”, tha Mediu.
Ai tha po ashtu se Rama është i vendosur për të manipuluar zgjedhjet, prandaj opozita duhet të ngrihet në nivelin e përgjegjësisë kombëtare, për të garantuar liritë dhe të drejtat e shqiptarëve, të drejtën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›