COVID, shtrimet në spital të qëndrueshme, mjekët: Pacientët me forma të rënda, të pavaksinuar

Pavarësisht rënies së infektimeve nga CVID, në testimet e përgjithshme çdo 24 orë, kjo nuk reflektohet në spitalin COVID3. Mjekët thonë se trendi i shtrimeve është I qëndrueshëm. Çdo ditë shtrohen 7-8 persona me gjendje të rënduar
Infeksionistja Eri Qato, thotë me shqetësim se ende ka pacientë me forma të rënda të prekjes së pulmoneve, pavarësisht zbutjes së valës pandemike, teksa shton se këto forma rezultojnë të pavaksinuar.
Hyrje-daljet e turistëve gjatë sezonit turistik kanë shtuar gatishmërinë e stafit të këtij spitali për një vjeshtë me problematikë të shtuar, por gjithsesi ata apelojnë se kurrë nuk është vonë për ‘tu vaksinuar.
/rtsh.al/