E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Infektimet me COVID rrisin kërkesën për vaksinim me dozën e parë, mjekët: “Omicron” po kalon si grip tek të vaksinuarit

Rritja e ndjeshme e infektimeve me COVID gjatë muajit qershor dhe korrik duket se vuri në lëvizje të pavaksinaurit. Mjekët konstatojnë se gjatë muajve të verës u rrit kërkesa për vaksinim me dozë të parë të vaksinës anti-COVID, por edhe ajo për dozën e 4 ose doza e dytë përforcuese.

Mjekët thonë se vala e infektimeve nga nënvariatet e “Omicron” BA.4 dhe BA.5 po prek të gjitha moshat, si të vaksinuar dhe pavaksinuar. Pacientët po e kalojnë fatmirësisht lehtë me lëngje dhe vitamin-terapri dhe simptomat zgjasin relativisht 3-4 ditë.

Tirana është qarku me numrin më të lartë të infektimeve me mbi 1400 raste aktive me COVID-19, por ky numër supozohet të të jetë me i lartë pasi shumë persona shfaqen indiferentë ndaj testimeve edhe kur kanë shenja të pranishme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›