E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dua Lipa shijon pushimet në bregdetin shqiptar, Facebook i komenton: Mbretëresha e Shqipërisë

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa është duke shijuar disa ditë pushimi në jug të Shqipërisë me mikeshat e saj. Këngëtarja ka postuar disa foto nga pushimet dhe bregdeti, ku nuk i kanë shpëtuar aq gjigandit të mediave sociale Facebook, me themelues Marc Zuckerberg.

Facebook i ka komentuar sërish Dua Lipës duke e cilësuar si “Mbretëresha e Shqipërisë”

‘Dua Lipa, mbretëresha e Shqipërisë’, shkruan Facebook në një koment poshtë fotove të yllit ndërkombëtar të muzikës, Dua Lipa.

Kjo nuk është hera e parë që Facebook komenton në fotot e këngëtares duke e vlerësuar atë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›