E Shtunë, 31 Tetor 2026

CR7 show, Portugalia në gjysmëfinale të Euro 2012

—-Nga Rozalb Lika—-

Portugalia ka mundur Çekinë minimalisht 1-0 duke u bërë skuadra e parë gjysmëfinalistë në Poloni dhe Ukrainë. Ka mjaftuar koka e Ronaldos që skuadra e Paulo Bentos të kalojë edhe provën çeke.

Fillimi nuk ishte aspak i lehtë për luzitanët, të cilët vuajnë vendosjen e mirë të çekëve në mesfushën e tyre. Portugezët gjejnë shumë pak hapësira dhe tentativat e Ronaldos ishin të dështuara, përjashtuar një goditje shtylle në fundin e pjesës së parë. Ylli i Realit ëshët shumë pak për skuadrën e Bentos për të zhbllokuar pjesën e parë e cila mbyllet e bardhë.

Fraksioni i dytë nis me të njëjtën ritëm me të parin. Skuadra e Bilek sulmon shumë pak dhe ka shumë vështirësi për të dalë përpara. Të dështuara janë tentativat e Pilar dhe Jelaçek. Luzitanët bëhën më agresiv dhe tentojnë shpesh herë portën e Çeh me anë të Nanit, Ronaldos dhe Muntinjos por pa arritur të zhbllokojnë rezultatin.

Almeida shënon me kokë pas një krosimi të Nanit por goli ëshët i pavlefshëm për shkak se sulmuesi portugez është në pozicion jashtë loje. Momenti më i rëndësishëm i ndeshjes vjen në minutën e 80-të, kur Ronaldo nga një krosim nga e djathta godet saktë brenda zonës me kokë, dhe nuk i lë asnjë shans portierit Çeh.

Ronaldo kështu bëhet hero i portugezve duke e dërguar kombëtaren e tij në mesin e katër skuadrave më të mira në Euro 2012. Ndeshja e sotme është mes Greqisë dhe Gjermanisë për të përcaktuar skuadrën e dytë gjysmëfinaliste.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›