PD e gatshme për konsensus, fton PS- në për heqjen e imunitetit
Tiranë- Pas përfundimit të seancës parlamentare dhe shtyrjes së afatit të reformës zgjedhore, ka reaguar Partia Demokratike.
Në një deklaratë për shtyp zëdhënësja e saj Silvi Bardhi u shpreh se mazhoranca është e gatshme për bashkëpunim dhe i ka bërë thirrje opozitës të bëjë të njëjtën gjë.
Partia Demokratike sqaron shqiptarët se deri sot, në frymën e kompromisit ajo ka miratuar me dhjetra propozime të paraqitura në Komision nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste për adresimin e rekomandimeve të ODHIR-it dhe është e vendosur në këtë frymë të kontribuojë në zgjidhjen e problemeve të mberura për shqyrtim. Partia Demokratike uron që edhe pala tjetër ta realizojë, sepse konsensus do të thotë lëshim dhe jo bllokim, dhe se nuk do të përdorë afatin shtesë, për bllokim shtesë. Kryeministri Berisha fton z. Rama që krahas punës së komisioneve për reformën zgjedhore dhe atë të rregullores së Parlamentit, le tju kërkojmë antarëve të byrosë parlamentare të vendosin me përparësi në rendin e ditës heqjen e imuniteteve për zyrtarët tanë, – deklaroi ajo.
Më tej ajo ka thënë se Partia Demokratike është e vendosur të pranojë në Parlament cilindo varjant që të zgjedhë opozita për heqjen e imuniteteve, pra heqjen e imuniteteve me ndryshimet ligjore dhe kushtetuese që ajo preferon.
Sot Parlamenti me propozim të kryetarëve të grupeve parlamentare të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, Astrit Patozi dhe Gramoz Ruçi, vendosi të zgjasë deri më dt.12 Korrik afatin e reformës zgjedhore.