E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moodys zhvlerëson 15 banka të mëdha

SHBA- Agjencia e vlerësimit Moody-s ka ulur vlerësimin për 15 banka dhe institucione financiare globale.

Bankat që u reduktuan në vlerësim në Mbretërinë e Bashkuar ishin Banka Mbretërore e Skocisë, Barclays dhe HSBC. Teksa Lloyds përmes një njotimi të veçantë iu ul vlerësimi nga Moody’s.

Në SHBA, Banka Amerikane dhe Citigroup ishin në mesin e atyre që shënuan rënie në vlerësim. Ndërkohë analistët thonë se bankat ishin të shqetësuara se kjo ulje mund t’i vërë në vështirësi për të marrë komercialisht hua.

Drejtori i menaxhimit bankar në Moody’s, Greg Bauer tha në një deklaratë të agjencisë: ‘Të gjitha bankat që janë prekur nga veprimet e sotme kanë ekspozim të rëndësishëm për paqëndrueshmëre dhe rrezikun e humbjes në aktivitetet e tregjeve kapitale’.

Institucione të tjera që kanë pësuar ulje në vlerësimin e agjencisë janë Goldman Sachs, Morgan Stanley, JP Morgan Chase, Credit Suisse, UBS, BNP Paribas, Credit Agricole, Societe Generale, Deutsche Bank dhe Royal Bank of Canada.

Moody’s tha se është njohur me synimin e qartë të qeverive në mbarë botën për të zvogëluar mbështetjen për kreditoret por shtoi se ato nuk kishin vënë ende korzinat që do t’i lejonin ato të lënë bankat të dështojnë.

Disa nga bankat ishin vënë në opinion negativ i cili është një paralajmërim se mund të reduktohen më vonë në bazë të asaj se qeveritë mund të arrijnë të tërheqin mbështetjen e tyre.

Gjëja më interesante në lidhje me analizën e Moody’s është se ajo në fakt krijoi tre kategori të reja të bankave globale, banka ekuivalente të Premier League, Championship dhe League One.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›