E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cage kthen pas oren biologjike

Nicolas Cage është i fundit midis aktorëve hollivudianë, që përpiqet të kthejë pas orën e tij biologjike.

Aktori u shfaq në premierën e filmit të tij të fundit, “Drive Angry”, me shumë më tepër flokë në kokë nga sa ishte vetëm disa javë më parë.

Paraqitja më e re e 47-vjeçarit në prezantimin e filmit në Los Anxhelos ishte në qendër të vëmendjes gjatë të gjithë mbrëmjes.

Floku i dëndur i Cage dukej se krijonte një kontrast të thellë me pamjen e tij të plakur dhe me flokë të rëna, të shfaqur në festivalin e filmit në Toronto, vetëm dy vjet më parë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›