Shqiptarja fiton"Next Top Model 2"në Greqi
ATHINE- "Jam shqiptare dhe kurre nuk e kam fshehur kete fakt – kështu është shprehur per mediat 17 vjecarja shqiptare Sidorela Toli, vajza e cila u shpall fituese e konkursit “Next Top model 2” ne Greqi.
Bukuroshja shqiptare Sidorela Toli, nje nga kandidatet më të favorizuara ne kete show, bëhet shqiptarja e parë që vlerësohet me nje cmim te tille në spektaklet e zhvilluara në Greqi.
E ardhur ne kete vend qe ne moshen 2 vjecare, Sidorela meson ne vitin e tretë të liceut, qe duket se duhet ta perserise për shkak të mungesave nga angazhimi në spektakël, por edhe për shkak të ofertave të punës që i kanë ardhur menjëherë pas përfundimit të tij.
Me një valixhe plot me ëndrra dhe një fytyrë plot hir dhe bukuri, Sidorela fitoi jo vetëm votat por edhe zemrat e jurisë së rreptë të Next Top model 2, nje show që zhvillohet ne televizionin “Antena”, kanali me i madh televiziv ne Greqi.
Falë bukurisë së "Hirushes", siç e quajnë të gjithe dhe aftësisë për t’u transformuar para aparatit fotografik, harmonizuar keto me inteligjencen e saj, Sidorela preu biletën për udhëtimin që aq shumë e dëshironte në botën joshëse të modës.
(BalkanWeb)
Lidhje te tjera FOTO: Shqiptarja fiton “Next Top Model 2” në Greqi